Kosova ka bërë një rezultat zhgënjyes mbrëmë duke barazuar me skuadrën e Andorrës.
Askush nuk kishte pritur një rezistencë aq të madhe të mysafirëve që në Prishtinë kishin udhëtuar veç për të mos u mposhtur, shkruan Demokracia.
Ata mbroheshin me gjithë ekipin duke mos shikuar asgjë para, dhe kjo krijoi vështirësi për dardanët të cilët në fund dolën të zhgënjyer.
Pavarësisht kësaj ende asgjë nuk ka përfunduar. Në garë janë edhe 8 ndeshje dhe gjithçka mund të ndodh.
Në muajin qershor Kosova i ka dy ndeshje të cilat nëse fitohen, atëherë gjasat për të ecur tutje janë shumë të mëdha.
Në “Fadil Vokrri” Dardanët ndeshen me Rumaninë ndërsa tri ditë më vonë më skuadrën e fundit në tabelë Bjellorusinë që i bie që nëse merret maksimumi, atëherë shanset për vendin e dytë janë reale.