Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka pranuar me shqetësim lajmin për ndalimin (pra NDALIMIN) e ndeshjes humanitare ndërmjet KF “Crvena Zvezda” të Beogradit dhe KF “Graçanica” nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në lidhje me këtë dhe anulimet e ngjarjeve tjera sportive kohëve të fundit, Misioni i OSBE-së dëshiron të ritheksojë nevojën për ndarjen e çështjeve politike nga ngjarjet sportive dhe ruajtjen e frymës së sportit në të gjitha disciplinat”, thotë ky mision.
Ngjashëm, OSBE ka reaguar edhe pas ndalimit të ekipit kosovar të karatesë, të cilët u kthyen në kufi sot në mëngjes dhe nuk u lejuan të marrin pjesë në një turne në Novi Sad.
“Pas lajmit për pamundësinë (pra PAMUNDËSISË) e karateistëve të Kosovës që të marrin pjesë në një turne ( pra TE MARRIN PJESE ne NJE TURNE) në Novi Sad, Misioni i OSBE-së në Kosovë dëshiron të ripërsërisë thirrjen e vet për depolitizim të sportit dhe që të bëhen të gjitha përpjekjet që ngjarjet sportive të mbahen pa ngarkesa politike”, thuhet në reagim, duke bërë thirrje për dialog ndërmjet palëve dhe mundësim të zhvillimit të ngjarjeve sportive.
Këtu në këtë reagim të OSBE-së në Kosovë me gjuhën e shprehjes dhe të trupit si thuhet, shihet kutet e ndryshme të këndvështrimit të OSBE-së.
Ndalimin në kufi nga Policia e Serbisë për ekipin e karateistëve të Kosovës që shkonin në Novi Sad në një garë ndërkombëtare, për të marrë pjesë në Kampionatin evropian në Novi Sad e quan “pamundësi për me marr pjesë”, ndërsa mosdhënien e lejes për ekipin e KF “Crvena Zvezda” e quan “ndalim”, plus për me prek zemrat e ndjenjat e njerëzve e quan turnir humanitar, ndeshjen futbollistike. Që gjithsesi është dashur të mbahej në Graçanicë, sepse nga sporti të gjithë përfitojmë. (RTV21)