Ekonomia Online
FUNDIT

Dy lojtarë të Torinos me koronavirus

Dy lojtarë të Torinos me koronavirus

Torino ka njoftuar se dy lojtarë të ekipit senior kanë dalë pozitivë në testimin për koronavirus. Lojtarët e skuadrës italiane u testuan para rikthimit në stërvitje. Testimet zbuluan dy raste me COVID-19 në skuadrën e Torinos. “Torino njofton se dy lojtarë kanë dalë pozitiv për Covid-19 në teste para fillimit të përgatitjeve”, shkruan klubi italian […]

Torino ka njoftuar se dy lojtarë të ekipit senior kanë dalë pozitivë në testimin për koronavirus.

Lojtarët e skuadrës italiane u testuan para rikthimit në stërvitje. Testimet zbuluan dy raste me COVID-19 në skuadrën e Torinos.

“Torino njofton se dy lojtarë kanë dalë pozitiv për Covid-19 në teste para fillimit të përgatitjeve”, shkruan klubi italian në komunikatë.

“Klubi menjëherë i ka informuar autoritetet kompetente dhe dy lojtarët, për momentin pa simptoma, janë në izolim, ashtu si parasheh protokolli. Po përcillet gjendja edhe e tre lojtarëve tjerë të ekipit të parë të cilët në ditët e fundit kanë pasur kontakt të afërt me lojtarët e infektuar”, njofton Torino.

Të ngjashme