Një gjykatë në republikën ruse të Tatarstanit arrestoi dy persona të dyshuar për mbështetjen e grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) dhe për planfikimin e një sulmi terrorist.
Gjykata e qarkut Vakhitov i dërgoi të enjten dy të dyshuarit Ruslan Shamsutdinov dhe Ilshat Zainabutdinov në paraburgim për dy muaj.
Ata u arrestuan një ditë më parë dhe u akuzuan për propagandim të terrorizmit dhe rekrutim për një grup terrorist.
Shërbimi Federal i Sigurisë tha se agjentët e tij konfiskuan eksplozivë dhe përbërës për pajisje shpërthyese nga dy të dyshuarit.
Autoritetet ruse kanë thënë, në vitet e fundit, se rreth 2,000 shtetas rusë kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar së bashku me militantët e Shtetit Islamik.