Dy mijë familje përfitojnë ndihmë nga UNDP-ja, mbi 25 mijë marrin asistencë sociale

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 10:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, i ka dorëzuar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) kuponë që do t’u shpërndahen 2 mijë familjeve që janë përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS) Skënder Reçica ka pranuar këtë donacion dhe ka falënderuar UNDP-në për ndihmën e vazhdueshme.

“Sot jemi këtu në pranimin e mbështetjes nga UNDP-ja. Bëhet fjalë për mbështetje të familjeve me asistencë sociale dhe në këto rrethana kanë nevojë për mbështetje”.

Ai tha se familjet me asistencë sociale me këta kuponë që do të kenë mundësi të blejnë gjëra higjienike dhe ushqimore

“Familjet me nga një e më shumë anëtarë  përfitojnë një kupon prej 60 euro. Familjet nga 5 anëtarë 79 euro dhe familjet me 8 anëtar 8o euro në muaj”.

Ai më pas ka treguar se cilat familje përfitojnë nga ky donacion, përderisa ka shtura se janë mbi 25 mijë familje me asistencë sociale në Kosovës, raporton EO.

“Përfitues janë familjet me një prind, ato familje që kanë persona me aftësi të kufizuara, kanë probleme banimi dhe bëjnë pjesë në vendet rurale dhe poashtu familjet me kushte të rënda ekonomike”.

Reçica theksoi se  do të përpiqen ti shpërndajnë 2000 kuponë ku është nevoja më e madhe e familjeve.

Shkipe Deda-Gjurgjeali, nga UNDP-ja falënderoi MMPS-në për bashkëpunimin, deri tha se ky donacion është mundësuar falë një partneritet me Qeverinë e Luksemburgut.

“Po fillojmë me 2000 familje dhe prej tetorit shpresojmë të kemi një projekt më të madh”.

Të ngjashme