Dy ministra tjerë në kabinetin e presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, kanë testuar pozitivë me koronavirus të hënën.
Ministri i Emigracionit, 65-vjeçari Onyx Lorenzoni, ka thënë se ka filluar të enjten të ketë simptome, por po ndjehet më mirë dhe është duke punuar nga shtëpia.
Ndërkohë ministri i Edukimit, 62-vjeçari Milton Ribeiro, ka shkruar në Twitter se ai është po ashtu i infektuar me COVID-19.
Deri më tash katër ministra në kabinetin e Bolsonaros kanë testuar pozitivë me COVID-19. Vet presidenti Bolsonaro ka rezultuar po ashtu pozitiv me COVId-19 më 7 korrik. Ai ka treguar se është duke marrë ilaçin kundër malarias, hidroksiklorikinë. Ndërsa Lorenzoni ka thënë se është duke marrë klorokinë.
Shifrat e të vdekurve në Brazil nga COVID-19 po vazhdojnë të rriten. Shifra totale e të vdekurve ka shkuar në 80.120. Ndërkohë shifra e të infektuarve ka kaluar atë 2 milionë.