Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës

Prishtinë | 19 Sht 2026 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Dy ndeshje do të zhvillohen sot në kuadër të Superligës së Kosovës, me të dyja përballjet që nisin nga ora 16:00.

Feronikeli – Vushtrria është një duel i rëndësishëm në pjesën e poshtme të tabelës. Feronikeli aktualisht ka 3 pikë dhe renditet i nënti, ndërsa Vushtrria është e fundit me 0 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva me 13 pikë dhe në pozitën e dytë përballet me Ballkanin, që ka grumbulluar 10 pikë dhe renditet i pesti.

Dueli pritet të jetë një përballje interesante mes dy skuadrave që synojnë të afrohen me kreun e tabelës.

Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 16:00.

Të ngjashme