Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit e Kosovës që vdiqën tragjikisht në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë më 17 mars, do të varrosen sot në vendlindje.
Familjarët kanë njoftuar se Pajtim Bajrami do të varroset në ora 16:00 në varrezat e familjes Bajrami.
Ndërsa bëhet e ditur se Asllan Musliu do të varroset në varrezat e qytetit të Prizrenit.
Bashkë me ta vdiq edhe Istref Zekaj nga Istogu, mirëpo familjarët nuk e kanë bërë të ditur kohën e varrimit të të ndjerit.
Ambasada e Kosovës në Austri kishte njoftuar të premten se dje trupat e tyre ishin nisur për në Kosovë.
Nga kjo tragjedi vdiq edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar.

