Dy opsione për sulmin e Milanit, Tare e konfirmon nga “San Siro”: Një duhet të vijë

Prishtinë | 18 Gus 2025 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Milani po përballet sot me Barin. Ndeshja është e vlefshme për Kupën e Italisë. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, foli para sfidës pasi u pyet për merkaton.

“Hojlund është një opsion i mirë për ne. Po e vlerësojmë këto ditë, por merkato është e paparashikueshme. E dimë që duhet të ndërhyjmë në atë pozicion, dhe gjithashtu e dimë që duhet të jenë lojtarë në gjendje që t’i japin diçka më shumë këtij grupi”, u shpreh fillimisht Tare.

Më pas konfirmoi interesimin edhe për Dushan Vlahoviç, sulmuesi që është në prag të largimimit nga Juventusit. “Edhe ky është një opsion. Një sulmues duhet të vijë”, u shpreh drejtori sportiv i Milanit.

Të ngjashme