Dy pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Dy pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë.

Në klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 10 raste. Prej tyre të infektuar me Covid -19 janë gjithsej 7 raste.

“3 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 raste janë në gjendje më të rënduar, duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik”, thuhet në raportin e Klinikës.

Sot nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga Covid-19.

Të ngjashme