Po afrojnë ditët e ftohta dhe me to zakonisht vinë sëmundje apo ndonjë grip.
Prandaj për tu mbrojtur prej tyre është normale që të konsumoni sa më shumë fruta të stinës.
Më poshtë ju sjellim dy pemë përfitimet e së cilave janë të shumta gjatë ditëve të ftohta:
Portokaj
Lërini mënjanë lëngjet dhe preferoni portokaj të plotë—do të merrni më pak sheqer dhe më shumë fibra, së bashku me vitaminën C, thelbësore për rritjen e imunitetit. Një portokall dhe disa fistikë sigurojnë një vakt të përkryer, të balancuar dhe të bollshme në nutrientë. Një portokall mesatar mbaron 62 cal, 0 gr yndyra, 15 gr karbohidrate, 12 gr sheqer, 0 mg sodium, 3 gr fibra, 1 gr proteina.
Dardhat
Dardhat e freskëta janë një burim i madh fibrash (edhe më shumë se mollët), që ju mbajnë të ngopur dhe e kanë sezonin e tyre nga gushti deri në pranverën e hershme. Një dardhë mesatare përmban 84 cal, 0 gr yndyra, 23 gr karbohidrate, 14 gr sheqer, 1 mg sodium, 5 gr fibra, 0 gr proteina.