Kur Antone Griezzman u shtri brenda zonës së rreptësisë, gjyqtari Andres Cunha nuk ishte i bindur përtë dhënë një penallti në dëm të Australisë.
Pak sekonda me vonë, ai u sinjalizua në kufje dhe shkoi për të riparë pamjet e aksionit nga sistemi VAR, shkruan Albeu.com.
Mjaftoi ripërsëritja e vidoes dhe ai vendosi: Është penallti!
Kështu u shënua edhe penalltia e parë e dhënë në një botëror përmes sistemit VAR.
Me një ekzekutim mjeshtëror, Griezmann e bëri gol me një goditje në krah të djathtë.
E dyta u dha sot kundër Koresë së Jugut, ku mbrojtësi koreanojugor përplasi brenda zonës së rreptësisë lojtarin e Suedisë.
Këta të fundit shënuan përmes pikës së 11 metërisht me Grangvist duke hedhur një hap të rendësishëm në drejtim të kalimit të grupit.