Dy persona janë arrestuar të hënën në Fushë Kosovë pasi kanë bërë pagesë me para të falsifikuara në një lokal në fshatin Sllatinë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se monedhat e dyshuara si të falsifikuara janë konfiskuar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit në një lokal kanë bërë pagesën me 2×100 euro që dyshohet të janë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.