Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim të qytetarëve me aviobileta.
Këto raste të mashtrimit ndodhën gjatë periudhës kohore mes 2018-2019 në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë, njofton Klan Kosova.
“Njësiti për hetimeve financiare DHKEK, pas hetimeve intensive kanë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë mashtruar qytetaret me aviobileta”, thuhet në raportin 24 orësh.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.