Dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri drejt një personi tjetër, në fshatin Shkozë të Malishevës.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar 20 gëzhoja.
Rasti ka ndodhur pasditën e së shtunës, sipas raportit nga policia.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.