Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00, policia në Dragash ka ndaluar dy persona pas një ankese për ndikim të mundshëm në procesin zgjedhor.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi Shaqir Bytyqi, i cili tha se pas intervistimit nuk është ndërmarrë asnjë masë, pasi nuk janë gjetur elemente për fillimin e ndonjë hetimi penal.
“Mbrëmë, konkretisht sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 02:00 në Dragash, pas një ankese, janë intervistuar dy persona. Megjithatë, askush nuk është arrestuar apo ndaluar, pasi nuk janë gjetur elemente për fillimin e ndonjë hetimi lidhur me ndonjë vepër penale”, ka thënë Bytyqi.