Dy persona mbi moshën 100 vjeçare marrin vaksinën anti-Covid në Skenderaj

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë qytet, ka njoftuar se po vazhdon vaksinimi, ku sot është bërë vaksinimi i dy personave mbi moshën 100 vjeçare me vaksinën Astra-Zeneca.

Ai tha se mos-hezitimi i tyre për t’u vaksinuar me vaksinën anti-Covid, është shembull për të tjerët, në mënyrë që në momentin kur të vijë radha e tyre për t’u vaksinuar të kryejnë këtë proces pa pasur dilema.

“Mantelbardhët e QKMF-së janë duke bërë përpjekje maksimale që me kohë të japin informatat dhe shërbimet e nevojshme për pacientët e komunës sonë.”

“Të interesuarit mbi moshën 80 vjeçare për vaksinim mund të bëjnë regjistrimin në shërbimin e vaksinimit në QKMF, fizikisht apo edhe përmes numrit të telefonit 048414241, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00-14:00.”

“Njëkohësisht kërkoj nga institucionet tona qendrore që të shtojnë angazhimin e tyre në sigurimin e dozave të reja të vaksinave anti Covid-19. Bashkë për shëndetin e qytetarëve tonë”, tha ai në Facebook.

Të ngjashme