Sot rreth orës 13:20, dy persona të dyshuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash nga një institucion mikrofinanciar në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë.
Policia njofton se po kryen veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.