Dy persona janë ndaluar nga Policia pasi kanë thyer rregullat e vetizolimit.
Policia njofton se ata kishin dalur dje në mëngjes nga shtëpia, kur edhe janë ndaluar nga zyrtarët policorë.
“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin në vetizolim, nuk kishin respektuar masat sipas udhëzimeve të qeverisë dhe kanë dalë nga shtëpia. Të dyshuarve u është iniciuar rasti si më lartë”, thuhet në njoftimin e Policisë.