Dy persona të lënduar në aksident trafiku në Llaushë

Prishtinë | 26 Nën 2025 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13:25 në rrugën rajonale Skenderaj–Klinë, në fshatin Llaushë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Përveç dy personave të lënduar, janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në  fshatin Llaushë. Në aksident janë përfshirë një  kamion  dhe dy vetura,  përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, tha ai.

Të ngjashme