Dy persona të maskuar i vjedhin para dhe kartela bankare, i kërkojnë pronarit të mbyll biznesin

Prishtinë | 04 Gus 2024 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Dy persona të maskuar dyshohen se janë futur në veturën e një personi në Prishtinë dhe kanë marrë para, dy kartela bankare, si dhe kanë kërkuar nga viktima ta mbyll biznesin e tij, raporton Ekonomia Online.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten derisa viktima ka qenë duke hyrë në banesën e tij, personat e dyshuar e kanë kryer veprën.

Tutje, në njoftim thuhet se të dyshuarit kishin dalë nga vetura dhe larguar nga ai vend.

Ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme