Dy persona kanë vdekur pasi morën vaksinat për koronavirus të llojit Moderna, vaksina këto të cilat u ndërprenë më pas, pas zbulimit të ndotësve në shishet e tyre.
Vdekjen e dy viktimave e konfirmuan Ministria japoneze e Shëndetësisë, shkruan Reuters.
Viktimat ishin rreth moshës 30 vjeçe dhe ndërruan jetë pas disa ditësh kur e kishin marrë dozën e dytë të vaksinës Moderna, ndërsa shkaqet kryesore që kanë quar deri tek vdekja janë akoma duke u hetuar.
Japonia ndaloi përdorimin e 1,63 milion dozave të vaksinës Moderna që ishin dërguar në 863 qendra vaksinimi në të gjithë vendin, por këto vaksina u ndaluan dhe hoqën për shkak se pas një javë Takeda Pharmaceutical, që është shpërndarës i tyre pranoi raportin se në shishet e disa vaksinave ka ndotës.
Qeveria dhe Moderna kanë thënë se nuk kanë identifikuar asnjë çështje të pa sigurisë ose pa efikasiteti dhe pezullimi në Japoni është vetëm përkohësisht.
Ndotësi i shisheve të vaksinës Moderna besohet të jetë grimca metalike.