Dy persona të plagosur pas mesnatës në një lokal në Runik të Skenderajt janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka konfirmuar për Ekonomia Online, Avdush Bajgora shef në Qendrën Emergjente.
Bajgora pohoi se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë, kurse njëri i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, ku pas lëndimeve të rënda i është amputuar një pjesë e këmbës.
Ai tha se pacientët kanë pësuar lëndime si rezolutat i goditjes me armë zjarri.
“Rastet i kemi trashëguar nga ndërrimi i natës, gjithsej momentalisht në raminacion janë dy pacient të lënduar me armë zjarri në ekstremitete e poshtme dhe një pacient është në mjekim intensiv. Pacientët kanë pësuar lëndime si rezultat i goditjes më armë zjarri, janë bërë të gjitha ekzaminimet imazherike, analizat laboratorike dhe gjendja e pacienteve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë përkundër lëndimeve të rënda që i kanë pësuar”.
“Pritet njeri të transferohet në Klinikën e Ortopedisë ndërsa tjetri momentalisht është më ranimacion dhe në trajtim të mëtejme”, tha ai.
N.L., 39-vjeçar dyshohet se u qëllua për vdekje me armë zjarri në një kafiteri në Runik të Skenderajt.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se persona të armatosur e të maskuar kanë hyrë në një kafiteri në një lokal në Runik të Skenderajt, e ku kanë shtënë me armë në drejtim të viktimave.
Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni. Ai tha se prokurorja e rastit së bashku me njësitet tjera relavante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”.
Preteni tha se deri më tani autorët nuk dihen dhe të njëjtit kanë hyrë të maskuar në lokal.
Me urdhër të prokurores trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.