Dy policë francezë janë dënuar me shtatë vjet burgim për përdhunimin e një gruaje kanadeze në selinë e policisë së Parisit.
Emily Spanton, 39 vjeç, ka hequr dorë nga e drejta e saj për anonimitet në këtë rast.
Ajo i tha gjykatës se i takoi burrat në një bar në natën e 22 prillit tës vitit 2014.
Atje, Antoine Quirin, 40 vjeç dhe Nicolas Redouane, 49 vjeç, të dy anëtarë të njësisë anti-bande të elitës BRI përdhunuan Spantonin.
Kanadezja tha se ajo ishte përdhunuar nga tre burra, por ndërsa ADN-ja për një të tretë u gjet, ai nuk u identifikuan asnjëherë.
“Sapo hoqa dorë, thjesht doja që ajo të mbaronte”, tha Spanton në dëshminë e saj.
Ajo i tha oficerëve të policisë se ishte përdhunuar ndërsa po largohej nga ndërtesa e policisë, por tha se ajo ishte trajtuar si një e dehur dhe ajo ka kërkuar që të shkonte në shtëpi.