Dy prokurorët e përfolur në publik në krye të dy prokurorive kryesore

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Prokurori special, Blerim Isufaj, i cili deri para rreth një viti ka udhëhequr me Këshillin Prokurorial është për një mandat 4-vjeçar. Të hënën, ai është votuar unanimisht nga anëtarët e Këshillit Prokurorial, kryesues i të cilit trup ishte deri në mars të këtij viti.

Dorëheqja e tij kishte ardhur për shkak se kishte synim të bëhej kryeprokuror i Prokurorisë më të rëndësishme në vend. Isufaj ka marrë votat e të gjithë anëtarëve të KPK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Pozita e tretë më e rëndësishme në hierarkinë e Prokurorisë së Shtetit – ajo e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu, është plotësuar ditën e hënë. Pa kundërkandidat është votuar kryeprokuror i kësaj prokurorie.

Zgjedhja e Isufajt dhe Munishit në këto pozita është kontestuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). Kjo organizatë, e cila sistematikisht monitoron sistemin e drejtësisë, të hënën, ka dalë me qëndrim se procesi i emërimit të kryeprokurorëve ka humbur besimin e publikut për një proces transparent, të paanshëm dhe të bazuar në meritën e kandidatit, si për PSRK-në ashtu edhe për PTh-në në Prishtinë.

Isufaj e Munishi, që do të udhëheqin me këto dy institucione, janë të përfolur në publik. Isufaj ka qenë në fokus të letrës publike të ish-prokurorit, Elez Blakaj, i cili pretendonte se Isufaj ka ndërhyrë që ministri në detyrë i FSK-së, Rrustem Berisha, të mos akuzohej. Munishi në publik njihet si prokurori, që për një kohë rekorde ka hetuar pretendimet se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e ka të falsifikuar provimin e jurisprudencës dhe i ka hedhur poshtë ato.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme