Dy pyetje e Bill Gates për t’i zgjidhur më lehtë problemet

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 07:37 | Nga Ekonomia Online

Në një postim në GatesNotes – një blog ku Bill Gates ndan mendimet e tij – themeluesi i Microsoft trajton problematikën e COVID-19.

“Që kur isha adoleshent, e kam trajtuar çdo problem të ri dhe të madh në të njëjtën mënyrë: duke filluar me dy pyetje. E kam përdorur këtë teknikë në Microsoft dhe e përdor edhe sot. I bëj këto pyetje fjalë për fjalë çdo javë në lidhje me COVID-19.” – shkruan ai.

Pyetjet janë:

  1. Kush e ka trajtuar mirë këtë problem?
  2. Çfarë mund të mësoj prej tyre?

Ajo çfarë Gates sugjeron është qasja ndaj problemit. Ndryshe nga çfarë mund të bëjë shumica prej nesh – ku përpiqemi të zgjidhim problemin – Gates këshillon që para se të përpiqemi ta zgjidhim, duhet të mësojmë më shumë rreth tij.

Me fjalë të tjera, të sillesh si “nxënës” dhe të mësosh nga përvoja e të tjerëve.

Mund të jetë e vështirë të pranosh që ke nevojë të mësosh prej të tjerëve, por në shumë raste mund të jetë zgjidhja më e mirë. E thënë ndryshe, është si të shohësh tutorial “si të zhbllokosh lavamanin”.

Dikush tjetër e ka bërë përpara jush dhe e ka ndarë këtë informacion. Ju thjesht mësoni më shpejt. E vetmja gjë që duhet të bëni është të kërkoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme