Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit dy qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ndërsa, janë shëruar 29 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.645.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 363.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.056 doza të vaksinës.