Dy raste të dhunës ndaj prindërve kanë ndodhur në Prishtinë të premtën, për cka policia ka arrestuar të dyshuarit.
Policia ka njoftuar se një person ka ushtruar dhunën fizike e psiqike ndaj nënës dhe babait të tij e të cilët kanë raportuar rastin në Polici.
“Prishtinë 28.11.2025-01:00. Raportohet se prindërit kanë pësuar dhunë fizike dhe psikike nga djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
E rasti tjetër është kur po ashtu djali ka rrahur nënën e tij, me ç’rast ajo ka pranuar tretman mjekësor.
“Prishtinë 28.11.2025-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.