Vetëm pak ditë pas vrasjes së një gruaje në Prishtinë nga bashkëshorti i saj, janë raportuar dy raste të dhunës në familje.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në të dy rastet viktimat janë gra.
Ato kanë pranuar tretmane mjekësore ndërkaq të dyshuarit për dhunë janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 03.12.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
· Prishtinë 25.11.2023 – 09:30. Me 03.12.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se kishte pasur sulm fizik nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.