Policia e Kosovës ka njoftuar dy raste të dhunës që kanë ndodhur në familje gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Dhunë sistematike ndaj bashkëshortes ka ushtruar dhe një burrë në Prishtinë, i cili është dërguar në mbajtje.
“Më 02.12.2024 ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se në mënyrë sistematike ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.