Dy raste të dhunës në familje në Prishtinë

Prishtinë | 09 Jan 2025 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psiqike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu veprime policore janë ndërmarrë dhe ndaj një personi tjetër për dhunë ndaj viktimës femër.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme”, thuhet në raport. 

Të ngjashme