Gjatë ditës së enjte në Prishtinë kanë ndodhur dy raste të ndara të therjes me thikë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimat i janë nënshtruar trajtimit mjekësor, ndërsa rastet janë cilësuar si vrasje në tentativë.
“Prishtinë 27.09.2023 – 21:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport për rastin e parë.
“Prishtinë. 28.09.2023 – 16:20. Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi që është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport për rastin e dytë.