Një burrë në Fushë-Kosovë është intervistuar të dielën nga Policia për veprën “ngacmim seksual”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Fushë-Kosovë është intervistuar të dielën për veprën “ngacmim seksual”.
Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka ngacmuar seksualisht një grua.
“F. Kosovë 12.03.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ndërsa, një grua të hënën ka raportuar se është ngacmuar përmes rrjeteve sociale nga një person i panjohur në Vushtrri.
Sipas njoftimit,ajo ka thënë se nga i njëjti është duke pranuar mesazhe ngacmimi.
“Vushtrri 13.03.2023-23:55. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale nga një mashkull i panjohur është duke pranuar mesazhe ngacmimi. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, është bërë e ditur në raport.