Dy raste të reja me Coronavirus në zonat e banuara me serbë

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave të fundit, dy raste të reja me COVID-19  janë regjistruar në zonat e banuara me serbë në Kosovë, ndërsa tre persona janë shëruar.

Këtë e bëri të ditur epidemiologja serbe, Desanka Novakoviq.

Nga 44 mostra të përpunuara, një rast pozitiv është regjistruar në veri të Mitrovicës dhe një në Shtërpcë.

Sipas të dhënave të fundit, dy pacientë nga Leposaviqi dhe një nga Shtërrpca janë shëruar nga virusi.

Novakovi shton se situata epidemiologjike në territorin e Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicë është e favorshme, por për shkak të numrit të madh të njerëzve që kthehen nga pushimet, ekziston mundësia që situata të përkeqësohet.

Që nga fillimi i pandemisë, 4.979 persona janë testuar, nga të cilët 981 persona janë konfirmuar që kanë virusin korona.

Aktualisht, 71 raste janë aktive, ndërsa 872 persona janë shëruar, ndërsa 37 njerëz persona kanë vdekur në zonat e banuara me shumicë serbe, raporton Radio Kontakt Plus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme