Dy raste të sulmit seksual janë raportuar brenda nga Policia e Kosovës, ndonëse nuk janë dhënë detaje.
Njëri rast raportohet të ketë ndodhur me 22 shtator të këtij viti në Podujevë, për të cilin rast Policia rast e ka cilësuar në raport i “sulm seksual & trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. I dyshuari për këtë është intervistuar, por me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë 22.09.2025-12:45. Viktima femër kosovare, kishte raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Më 03.10.2025 është intervistuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti tjetër i sulmit seksual ka ndodhur në Lipjan më 30 shtator. Atje dyshohet se vajza e mitur është sulmuar seksualisht.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur, dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i mitur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton policia.