Dy futbollistë serbë të klubit polak Jagiellonia kishin refuzuar të paraqiteshin ndaj Ballkanit në miqësoren që u zhvillua të martën në Antalya, e që përfundoi baras 3 me 3.
Sipas mediave në Poloni, dy futbollistët Ognjen Mudrinski dhe Mile Savkoviq, kishin refuzuar të paraqiteshin për klubin për shkak se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës.
“Bashkë me stafin, kemi vendosur që të mos luaj sot në miqësore”, kishte thënë vetë Mudrinski, raporton “sport.interia”.
Golat për Ballkanin në këtë ndeshje i shënuan Arbër Prekazi, Arbër Hoxha dhe Albin Berisha.