Dy shqiptarë kapen në kufirin mes Serbisë e Kroacisë me 80 kg drogë

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Pas gati 6 muaj të shpallur në kërkim autoritetet italiane kanë arrestuar në Kroaci dy shqiptarët, Reni Leka e Ernest Gjeka ,28 e 31 vjeç. që mundën t’i shpëtonin arrestimit gjatë ekzekutimit të operacionit “Due Mondi” në shkurt të 2019 ekzekutuar nga policia e Livornos.

Dy shqiptarët ishin fshehur në qytezën Bajakovo, një zonë në kufirin mes Serbisë e Kroacisë dhe u arrestuan falë bashkëpunimit me policinë kroate.

Reni Leka e Ernest Gjeka akuzohen për trafikun e 80 kg drogë të tipit marijuanë fshehur në një kontenier në një fermë në komunë San Giuliano Terme në provincën e Pizës.

Operacioni i koduar “Due Mondi” , (Dy botët) i ekzekutuar më 26 shkurt 2019 ka çuar në shkatërrimin e një bande italo-shqiptare trafikantësh droge, që vepronte në provincën e Livornos dhe Piza-s.

Ky grup trafikantësh ishte kanali kryesor i furnizimit me drogë për llogari të klanit kamorrist të familjes Tommaselli në Napoli. Dy anëtarë të kësaj familje Filippo Tommaselli e Enric Calcani, blenin lëndën narkotike nga trafikantët shqiptarë dhe e tregtonin më pas në territorin e komunës Campo D’Elba në provincën e Livornos.

Për të pasur nën kontroll territorin e shitjes së drogës ky grup kriminal ushtronte kërcënime të dhunshme ndaj grupeve rivale/oranews.

Të ngjashme