Xhiroja e 27-të e Serie A ishte e suksesshme për futbollistët shqiptarë.
Dy prej tyre madje janë përfshirë në ekipin ideal të javës, të publikuar sot nga faqja sportive “Goal.com”.
Amir Rrahmani e gjen veten në zemër të mbrojtjes të formacionit ideal të javës në kampionatin italian falë paraqitjes së shkëlqyeshme që e bëri në fitoren 2:1 ndaj Juventusit.
Futbollisti kosovar i ndali me sukses sulmuesit juventinë, e sidomos qendërsulmuesin Dusan Vlahovic, por që fatkeqësisht shkaku i lëndimit muskulor u desh të largohej nga fusha në minutën e 65-të.