Dy shtetas rusë të vrarë në sulmet e Hamasit në Izrael

Prishtinë | 10 Tet 2023 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori rus në Izrael tha se dy shtetas rusë janë vrarë në luftën e fundit izraelito-palestineze.

Ambasadori, Anatoly Viktorov nuk përmendi emrat e viktimave, duke thënë në komentet e transmetuara nga Kanali 1 i Rusisë se ambasada nuk është në dijeni të rrethanave të vdekjes së tyre dhe nuk ka kontaktuar ende me familjet e tyre, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.

Viktorov tha se katër shtetas të tjerë rusë mbeten të zhdukur. Ai tha se ambasada nuk ka asnjë informacion që konfirmon pretendimin e Hamasit se disa shtetas rusë ishin mes pengjeve që ka marrë.

Të ngjashme