Dy shtetas të huaj janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit janë hasur në flagrancë duke vjedhur në një veturë.
Rasti ka ndodhur në Lipjan derisa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Lipjan 02.10.2021 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj pasi që nga njësitë policore janë hasur në flagrancë duke vjedhur në veturën me targa vendore pronë e viktimës mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.