Dy shtetas turq u rrahën mes vete në Prishtinë

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Dy shtetas të Turqisë janë përleshur mbrëmë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Zymberi” në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

Me këtë rast, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë tretman mjekësor, derisa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Tashmë kanë nisur hetimet nga policia dhe rasti po cilësohet si “Lëndim i lehtë trupor”.

Të ngjashme