Dy Sindikata i drejtojnë kërkesë publike Qeverisë së Kosovës

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Dy sindikatat ajo e Shërbimit Civil të Kosovës si dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës i kanë dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ministrit të Financave, Besnik Bislimi si dhe kabinetit qeveritar katër kërkesa pas situatës së krijuar nga Covid-19.

Këto sindikata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos përjashtohen nga masat emergjente të ndërmarra nga qeveria për përballimin sa më të mirë të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Gjithashtu sindikatat u bën thirrje të gjitha institucioneve ku punojnë SHCK në nivelin lokal dhe qëndror t’u sigurojnë pajisjet e domosdoshme për t’i mbrojtur nga infektimi i këtij virusi.

Kurse nga ministria e Financave u kërkua që kjo kategori mos të përjashtohet nga pakoja e lejuar për kategoritë tjera si mjekët, policët e zjarrfikësit.



Të ngjashme