Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Atalantas, është mes skuadrës së Avelinos dhe Crotones
E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares, Berat Gjimshiti, vazhdon të jetë në diskutim, pasi hapësirat e pakta për të tek Atalanta kanë bërë që disa klube të shfaqin interes për shërbimet e shtatlartit.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, mes Atalantës dhe Avelinos është arritur marrëveshja për kalimin e Gjimshitit në formë huazimi për këtë sezon në Serinë B.
Aktivizimi në Serinë B ndoshta nuk do të ishte shumë i preferuar nga futbollisti, por aty ai do të kishte një vend titullari të sigurt, që do t’i jepte mundësinë të qëndronte në formë të mirë sportive dhe do t’i shtonte shanset e aktivizimit si titullar në kombëtaren shqiptare.
Skuadra e ngjitur këtë vit në elitën italiane, është në kërkim të një qendërmbrojtësi, dhe shqiptari i Atalantës konsiderohet si një mundësi shumë e mirë.