Dy studentë të “Universumit” fitojnë vendin e parë në garën e mbajtur nga “American Corner Prishtina”

Prishtinë | 27 Mar 2023 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Studentët e Departamentit të Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Universum, Kujtim Gjokaj dhe Leart Krasniqi kanë fituar vendin e parë në garën e mbajtur nga “American Corner Prishtina”, për Mobile Hackathon App.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, ku thuhet se suksesi studentëve është një nga interesat e tyre më të mëdha.

“Zbulimi dhe kuptimi i faktorëve që kontribuojnë në suksesin e studentëve tanë është një nga interesat tona më të mëdha, prandaj Kolegji Universum punon gjatë gjithë kohës për suksesin e studentëve. Suksesi i studentëve tanë është krenari për ne sepse një edukim i mirë hap dyert kudo në botë. Kolegji Universum, vazhdon të promovojë dhe përgadisë kuadro të reja dhe të suksesshëme për të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme