Sot, luhen dy takime interesante në xhiron e 24-të të Prince Caffe Superligës.Trepça – Rahoveci është përsëritja e gjysmëfinales së Kupës, ku mitrovicasit shpresojnë të vazhdojnë me fitore, ndërsa rahovecasit janë të motivuar, pasi fundjavën e kaluar mundën Vëllaznimin.Ndërkohë, mitrovicasit kanë 14 fitore e nëntë humbje, ndërsa Vreshtarët tri fitore e 20 humbje.Takimi i dytë i së shtunës zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës.Kuqezinjtë synojnë “Play-off”-in dhe numërojnë tetë fitore e 15 humbje, kurse prishtinasit janë në vendin e parë me 17 fitore e gjashtë humbje.