Dy të arrestuar në Ferizaj, u kapën me kokainë dhe me mbi 15 mijë euro

Prishtinë | 29 Tet 2025 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj pasi që gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia gjet edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme