Dy të arrestuar në përleshjen fizike në veri, viktima dërgohet në spital

Prishtinë | 29 Qer 2025 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ekonomia Online se pas një përleshjeje fizike të ndodhur sot në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri, një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar, ndërsa një i tretë është dërguar për trajtim mjekësor. Njëri prej të arrestuarve ka kaluar në cilësinë e dëshmitarit.

Të ngjashme