Dy persona janë arrestuar në Prishtinë për dhunë në familje.
Sipas njoftimit nga Policia, është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi i njëjti ka demoluar gjësendet në banesë dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.