Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë e Kllokot për dhunë në familje.
Sipas njoftimit të Policisë, në Fushë Kosovë është arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën dhe ia ka thyer xhamin e veturës. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Kllokot është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.