Dy të arrestuar për dhunë në familje në Prishtinë e Gjakovë

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Siç njofton policia, në Prishtinë një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor dy djemtë e tij janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”.

Ndërsa në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar i cili ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij me të cilën janë duke bashkëjetuar.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Të ngjashme